Inxhinieri nga Ukraina, Aleksander Lazarev zbuloi për publikun parashikimet e Nostradamus-it për vitin e ri 2014. ipas Lazarev, Nostradamus parashikon se këtë vit do të kryhen atentate ndaj katër kryeministrave, ndërsa më pas do të vijë edhe lufta e tretë botërore në të cilën do të përdoren armë kimike dhe nukleare.
Do të mbetet gjallë një numër i vogël i njerëzve, nga të cilët shumica do të vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe kanceri.
Sipas parashikimeve të Nostradamus, njerëzit do të jenë në panik, do të ketë konflikt mes religjioneve fetare në botë, ndërsa do të shkatërrohen shtete të tëra.
Astrologu francez parashikon se në vitin 2014 planeti Nibiru do të afrohet aq afër tokës sa do të mund ta prekim. Nga kjo mund të zhvendoset edhe boshti i Tokës, njëra gjysmë gati e ngrirë ndërsa gjysma tjetër do të ngelet shkretëtirë.
Gjithsesi duke u bazuar edhe në parashikimet e mëparshme të Baba Vanga, në vitin 2014 priten sëmundje më të rënda se SIDA, si dhe luftëra të ndryshme.