Reklama

Gratë më të pasura në botë

Gratë më të pasura në botë jane:
1. Liliane Bettencourt
Vlera e pasurisë: 30 bilionë dollarë
Shteti: Francë
Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e “L’Oreal”
Në moshën 90-vjeçare Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë, dhe bën pjesë për herë të parë në listën e njerëzve më të pasur të botës që prej vitit 1999. Ajo dhe familja e saj zotërojnë rreth 30% të sipërmarrjes apo kompanisë së “L’Oreal”, të cilën e themeloi babai i saj.
2. Christy Walton
Vlera e pasurisë: 28.2 bilionë dollarë
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisë: Kompania ‘Wal-Mart’
Pasuria neto e Christy Walton shënoi kulminacione të reja kur aksionet e kompanisë Wal-Mart u rritën në vitin 2012. Ajo mbetet femra më e pasur në Shtetet e Bashkuara. Christy trashëgoi pasurinë e saj në kohën kur bashkëshorti i saj, John Walton, humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajror në vitin 2005. /TO/
3. Alice Walton
Vlera e pasurisë: 26.3 bilionë dollarë
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisë: Kompania Wal-Mart
Trashëgimtarja e kompanisë Wal-Mart dhuroi 1.7 milionë dollarë për shkollat speciale të qytetit të Uashington D.C, në një iniciativë të ndërmarrë së bashku me miqtë e saj bilionerë Bill Gates, Paul Allen, Steve Ballmer. Filantropja më zemërgjerë e familjes Walton, shënoi hapjen e objektit më ambicioz të saj si Muzeu i Urave të Kristalta të Artit Amerikan në Bentonville, i cili u inaugurua në vitin 2011 me punime karakteristike të dhuruara nga koleksioni i saj personal, të cilat shënonin vlerën prej qindra milionë dollarësh.
4. Iris Fontbona
Vlera e pasurisë: 17.4 bilionë dollarë
Shteti: Kili
Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e Minierave
Bilioneri Andronico Luksic u nda nga jeta për shkak të sëmundjes së kancerit në vitin 2005, duke e lënë perandorinë e biznesit nën kujdesin e gruas së tij, Iris Fontbona, dhe tre djemve të tij: Jean-Paul, Andronico dhe Guliermo Luksic. Familja Luksic kontrollon Antofagast-ën, minierën më të madhe të bakrit në botë.
5. Georgina Rinehart
Vlera e pasurisë: 17 bilionë dollarë
Shteti: Australi
Burimi i pasurisë: Biznesi i minierave
‘Baronesha’ australiane e minierave, Gina Rinehart, mbetet sërish gruaja më e pasur për rajonin e Azisë më afër Paqësorit, edhe pse rënia e çmimit të hekurit, i kushtoi asaj një bilion dollarë nga pasuria e saj neto.
6. Jacqueline Mars
Vlera e pasurisë: 17 bilionë dollarë
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisë: Biznesi “Mars Candy”
Jacqueline Mars dhe dy vëllezërit e saj John dhe Forrest Jr, janë gjenerata e tretë, e cila zotëron sipërmarrjen ‘Mars, Inc.’ Vëllezërit e motra trashëguan këtë kompani në vitin1999 kur babai i tyre u nda nga jeta. ‘Mars’ është kompania më e madhe në botë e sheqerkave apo karameleve, me një kurs të vlerësuar shitjesh prej 33 bilionë dollarësh, falë edhe përvetësimit prej 23 bilionë dollarësh të sipërmarrjes së çamçakëzëve Wrigley në vitin 2008.
7. Susanne Klatten
Vlera e pasurisë: 14.3 bilionë dollarë
Shteti: Gjermani
Burimi i pasurisë: Kompania e automobilave BMW Susanne Klatten, gruaja më e pasur në Gjermani, trashëgoi 12.6% të aksioneve të kompanisë së automobilave BMW, nga babai i saj, Herbert Quandt, i cili e shpëtoi kompaninë nga falimentimi disa dekada më parë. Susanne, vëllai i saj Stefan Quandt dhe mamaja e saj Johanna Quandt, së bashku zotërojnë afërsisht 50% të sipërmarrjes së BMW-së, e cila ka vazhduar të shënojë rritje falë shitjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, pavarësisht ndonjë kursi të dobët shitjesh në Evropë.
8. Abigail Johnson
Vlera e pasurisë: 12.7 bilionë dollarë
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisë: Menaxhimi i Parave
Abigail Johnson, u emërua presidente e ‘Fidelity Financial Services’, sipërmarrje e cila parasheh funksionin e menaxhimit të aseteve të pensioneve etj., si edhe përfiton nga njësitë e shërbimeve të ‘Fidelity Investments’ në gusht të vitit 2012. Kjo e bën Abby-n njërën prej grave më të fuqishme në fushën e financës dhe kandidaten kryesore për të marrë përsipër detyrën e drejtores ekzekutive, kur babai i saj Edward Johnson, 82 vjeç, të japë dorëheqjen.
9. Miuçia Prada
Vlera e pasurisë: 12.4 bilionë dollarë
Shteti: Itali
Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e modës ‘Prada’ Legjenda e modës, Miuçia Prada, zotëron të mirat e luksit dhe kompaninë e veshjeve të modës, ‘Prada’, së bashku me bashkëshortin e saj Patrizio Bertelli. Mbesa e themeluesit të kompanisë është dizajnatorja kryesore, ndërsa Bertelli menaxhon biznesin në cilësinë e drejtorit ekzekutiv. Shtëpia e dizajnimit është duke u zgjeruar. Viti 2012 dëshmoi për hapjen e filialeve të reja në Abu Dabi dhe Kuvajt, dhe thuhet se ata janë në kërkim të një partneri për t’u shtrirë deri në Indi.
10. Anne Cox Chambers
Vlera e pasurisë: 12 bilionë dollarë
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisë: Biznesi i medias
Anne Cox Chambers është vajza e mbijetuar e themeluesit të ‘Cox Enterprises’, James M. Cox. Në ditët e sotme kompania pëfrshin sektorin e ‘Cox Communications’ (rrjeti kabllor), ‘Cox Media Group’ (gazeta, televizion dhe stacione të ndryshme), ‘Manheim’(ankande makinash) dhe AutoTrader.com. Në janar, kompania i anuloi planet për përvetësuar AutoTrader.com, në rrafshin publik. Në moshën 93-vjeçare, ajo vazhdon të qëndrojë e ulur në ‘karrigen e saj’.