Reklama
Inspektimi i shërbimeve...
Për t’i ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare në fushën e shërbimeve, Bota e Menaxhimit prezanton shërbimin e ri që ofron: kontrollin e cilësisë përmes inspektimit të shërbimeve të bizneseve. Çfarë nënkupton kjo?
Nëse menaxheri i një hoteli dëshiron të bëjë një vlerësim të jashtëm të shërbimit dhe atmosferës në hotelin që drejton, atëherë Bota e Menaxhimit provon shërbimin dhe jep një vlerësim profesional, së bashku me sugjerimet për rastin konkret rreth përmirësimeve të mundshme. Por njësoj si shembulli i hoteleve, çdo biznes që ofron shërbime ka mundësi të marrë nga Bota e Menaxhimit vlerësimin objektiv përkatës, për të mësuar gjendjen e shërbimeve me anë të një analize të sinqertë. Shembuj të tjerë shërbimesh janë baret, restorantet, shitësit me pakicë, supermarketet, qendrat tregtare, palestra, aktivitete argëtuese, etj.
E dini që punonjësit tuaj sillen ndryshe kur ju jeni prezent në punën e tyre dhe kur ju nuk jeni? Një punonjës që mund të duket se u shërben mirë klientëve, në fakt mund të sillet shumë keq me ta kur ju nuk e shihni. Edhe këtë aspekt mund ta zgjidhni përmes nesh, duke hequr çdo dyshim mbi korrektësinë e punonjësve.